U vra në lokalin e tij në mes të Athinës/ Zbardhet edhe vrasja e Dikens Halilit

U vra në lokalin e tij në mes të Athinës/ Zbardhet edhe vrasja e Dikens Halilit

09:40, 28/09/2023
A+ Aa A-

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Dikens Halilit, më 4 tetor të vitit 2021 në qendër të Athinës.

39-vjeçari shqiptar Dikens Halili u qëllua nga një burrë i maskuar dhe me kapele, i cili iu afrua pronarit kur ai ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët.

Autori, pasi qëlloi mbi shqiptarin, u largua me një makinë.

Viktima, Dikens Flamur Halili (Keli), nga Tepelena, ishte pronar i kafenesë dhe atentati ndodhi jashtë biznesit të tij.

39-vjeçari, madje në lokalin e tij ftonte edhe këngëtarë të njohur shqiptar, me të cilët thuhet se kishte edhe miqësi për shkak edhe të punës që bënte. 

Sipas mediave greke, shqiptari është një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedentë të mëparshëm penalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco