Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Megaoperacion në disa qytete të vendit, i arrestuari për grabitje në Tiranë zbulon 6 vrasje me pagesë

Megaoperacion në disa qytete të vendit, i arrestuari për grabitje në Tiranë zbulon 6 vrasje me pagesë

22:15, 27/09/2023
A+ Aa A-

Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit.

Gazetari SYRI TV  ka bërë me dije se në kuadër të këtij aksioni të autoriteteve janë lëshuar 15 urdhër arreste.

Gjithashtu përmes operacionit të policisë janë zbardhur edhe 6 vrasje, të cilat ishin nën hetim. Mes tyre janë zbardhur edhe pesë atentate me eksploziv.

Sipas informacioneve aksioni ka ardhur pasi policia e Lushnjes arrestoi disa ditë më parë, Artan Tafanin të riun e shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë.

Nga rrëfimi i Tafanit, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste. Raportohet se vrasjet kanë qenë të kryera me pagesë, ndërsa dy prej tyre janë kryer në Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco