Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

EMRI/ Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri

EMRI/ Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri

19:19, 27/09/2023
A+ Aa A-

Një i vrarë dhe një i plagosur.

I vrari është identifikuar si Zef Guri, ndërsa i plagosuri si Gjin Guri.

Ky është rezultati i një atentati që ka ndodhur në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

Deri më tani mësohet se ngjarja ka në Malin e Shoshit.

Kjo është vrasja e tretë e ndodhur në pak më shumë se 24 orë në vend.

Policia e Shkodrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja. 

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco