Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

I vuri flakën një makine në Korçë, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal

I vuri flakën një makine në Korçë, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal

11:09, 27/09/2023
A+ Aa A-

Zbardhet në kohë reale ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Boris Plumbi”, ku u dogj një automjet. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, autori i dyshuar i djegies së qëllimshme të automjetit, i cili bëri rezistencë ndaj shërbimeve të policisë, në banesë, në momentin e ndërhyrjes për kapjen e tij.

30-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, në lagjen nr. 10, të qytetit të Korçës, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetasit G. S., bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 30 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje).

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se ky shtetas i ka vënë zjarrin automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G. S., dhe për pasojë automjeti është djegur pjesërisht. 30-vjeçari, në momentin kur forcat e Policisë ndërhynë në banesë me qëllim kapjen e tij, ka bërë rezistencë ndaj tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco