Vrasja e Martin Bardhit/ Drejtori i policisë Lezhë: U ekzekutua në lokalin e tij, autorët të maskuar

Vrasja e Martin Bardhit/ Drejtori i policisë Lezhë: U ekzekutua në lokalin e tij, autorët të maskuar

12:14, 26/09/2023
A+ Aa A-

Drejtori i policisë së Lezhës, Alfred Elezi ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Rrëshen, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë. Sipas tij, 62 vjeçari ka qenë në tavolinë në lokalin e tij, së bashku me tre personat që kanë mbetur të plagosur.

“Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi dhe janë plagosur tre të tjerë, që kanë qenë në tavolinë me të. Auotrët e ngjarjes kanë qenë dy persona të maskuar me fuoristradë, e cila pak pas ngjarjes, është djegur në fshatin Gëziq. Shërbimet tona kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti.

Po kontrollohet territori nga të gjitha forcat, RENEA, të ndërhyrjes së shpejtë po kontrollojnë territorin dhe të gjitha drejtoritë e tjera kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit.”, theksoi Elezi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco