VIDEO/ 'Benz-i' del nga rruga, përplaset me palmën te 'Lungomare' në Vlorë

17:01, 25/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në zonën e ‘Lungomares’ në Vlorë, ku një automjet tip ‘Benz’ ka humbur kontrrollin dhe është përplasur me palmën.

Sipas burimeve për SYRI-n, drejtuesi i mjetit është bllokuar brenda në makinë. Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja për të bërë të mundur nxjerren e shooferit nga makina.

Dyshohet se shkak i aksidenti të ketë qënë shpejtesia e mjetit nga lagështia në rrugë.

Drejtuesi i mjëtit është jashtë rrezikut për jetën, pasi është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e mjekëve.

Vlorë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:30, në rrugën “Murat Tërbaçi”, shtetasi M. E., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me një pemë, anës rrugës.

Shtetasi M. E, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco