Maradona i Beratit bën kërdinë, vjedh banesa dhe automjete

Maradona i Beratit bën kërdinë, vjedh banesa dhe automjete

10:37, 25/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 30-vjeçar. Sipas uniformave blu, Maradona Hodo, është arrestuar si autor i disa vjedhjeve në këtë qytet.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Maradona Hodo, 30 vjeç, banues në Berat”, njoftoi policia.

Sipas autoriteteve janë të paktën 5 raste të vjedhjeve që ai ka kryer në këtë qytet.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari, gjatë periudhës korrik-shtator 2023, ka vjedhur sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme, në disa banesa dhe automjete”, njoftoi policia.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhjet e tjera që mund të ketë kryer Maradona i Beratit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco