Zjarri në Patos del jashtë kontrollit, flakët përfshijnë nënstacionin elektrik

21:32, 23/09/2023
A+ Aa A-

Zjarri i cili doli jashtë kontrollit pas djegies së mbeturinave në fshatin Ofiçinë të Patosit po vijon përhapjen e tij në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Në vendngjarje për neutralizimin e flakëve ndodhen mjetet zjarrfikëse, shërbimet e policisë Fier dhe disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

News 24 raporton se deri tani është shkrumbuar nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe pemë frutore, ndërkohë që në prangat e policisë ka rënë dhe autori i zjarrvënies.

Situata vijon të mbetet kritike ndërsa në zonë ndodhen dhe disa puse nafte. Banorët e zonës të alarmuar nga kjo situatë pohojnë se ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur largimin e rrezikut nga banesat dhe puset e naftës, ndërkohë që është përfshirë nga flakët nenstacioni elektrik.

Sakaq, për shkak të zjarrit OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco