Drama familjare, nëna nuk takon vajzën prej 6 vitesh! Babai e mbajti 4 vite me shkollim nga shtëpia

21:35, 22/09/2023
A+ Aa A-

Shqipëria është një shoqëri me shumë probleme. Dramat sociale janë të forta dhe sidomos plagët familjare. Piranjat këtë herë ju tregojnë situatën që ndodhet në Tiranë, në kryeqytetin tonë metropolitan.

Denada është një nënë që ka 6 vite që nuk takon apo flet me vajzën e saj 14-vjeçare. E mitura është marrë që nga vitit 2017 nga babai i saj, Sonil Llabani, dhe nuk është kthyer më te nëna, pavarësisht se kujdestarinë e vajzës e kishte zonja.

Tashmë, Gjykata e Apelit vendosi që vajza të kthehej te nëna dhe piranja Eraldo Harlicaj, ndoqi aksionin policor për ta marrë, sepse babai nuk e çoi vajzën pranë komisariatit numër 1 në Tiranë. Denada shprehej shumë e emocionuar para aksionit. ‘Zemra po më rreh shumë shpejt. Jam shumë e emocionuar, do të jem gjithë kohën me vajzën, do të rifitoj kohën e humbur’.

Fatkeqësisht misioni dështoi, sepse Denada nuk e mori vajzën dhe dera nuk u hap, por ajo gjen kurajon të tregojë se kur kanë nisur problemet e çiftit dhe kushtëzimi i jetës së saj pa vajzën në mes.

‘Bëmë divorcin për problemet tona familjare. Vajza ishte në kujdestarinë time. Ai kishte pushime me vajzën në verë, unë nuk kisha. Mendova të ndryshoja këtë vendim, por fatkeqësisht situate shkoi më keq.

‘Sonili e mori vajzën për datëlindjen e saj në 2017 dhe nuk e ktheu më, pavarësisht se isha unë në kujdestarinë e saj. E ushqeu vajzën me një frymë negative kundrejt meje, madje e mbajti në arsim shtëpie për 4 vite, me idenë se unë do e rrëmbeja te shkolla.

‘Jam munduar shumë herë të lidhem me vajzën, por nuk e ka lejuar. Shkoja te dera, por nuk e hapnin derën. A ka pasur dhunë fizike apo verbale ndaj vajzës? Kurrë’.

Pasi morëm deklaratën e nënës vendosëm të flisnim me Sonilin dhe vajzën 14-vjeçare. Ajo çfarë pamë ishte pak të thuash skandaloze!

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco