Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Greqi/ 24-vjeçari shqiptar humbi jetën në një aksident ishte dita e tij e parë në punë

Greqi/ 24-vjeçari shqiptar humbi jetën në një aksident ishte dita e tij e parë në punë

12:48, 22/09/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak pas orës 10:00 të së premtes në Agrinio , konkretisht në punimet e kullimit të DEWA që po kryheshin në Rema Rebelia.

Viktimë e një aksidenti në punë, sipas informacioneve të karvasaras.gr, është një 24-vjeçar shqiptar i cili e kishte ditën e parë në punë, si punëtor i një kompanie kontraktore që kishte marrë përsipër kontratën në Rema Rebelia. Mësohet se është tërhequr zvarrë nga një ekskavator, me pasojë plagosjen fatale. Megjithatë, theksohet se informacionet e para për aksidentin në punë dhe mënyrën se si u shkaktua vdekja e punëtorit të ri, janë mjaft konfuze.

24 vjeçari  u mor i pajetë nga ambulanca e EKAV dhe u dërgua në spitalin e Agrinio, ku u konfirmua zyrtarisht vdekja e tij.

Për shkaqet e sakta të vdekjes së tij është urdhëruar autopsia në Shërbimin Mjekoligjor të Patrës, ndërkohë që policia po kryen hetime paraprake për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur saktësisht pasi është bërë edhe dosja përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco