Tentoj të grabiste 86 vjeçaren, prangoset i riu në Gjirokastër

Tentoj të grabiste 86 vjeçaren, prangoset i riu në Gjirokastër

14:47, 21/09/2023
A+ Aa A-

Një 38-vjeçar ka tentuar të vidhte në banesën e një shtetaseje të moshuar, gjatë natës, por është kapur në flagrancë në banesën e 86-vjeçares.

38-vjeçari i arrestua është me precendent të mëparshëm penal për dhunë në familje dhe për krime të tjera kundër personit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në banesën e një shtetaseje të moshuar që jetonte e vetme, në fshatin Jorgucat, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në banesën e 86-vjeçares, shtetasin M. Ç., 38 vjeç, banues në Libohovë. Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. Ç. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco