EMRI/ Arrestohet në Greqi efektivi i Forcave Operacionale

EMRI/ Arrestohet në Greqi efektivi i Forcave Operacionale

15:10, 19/09/2023
A+ Aa A-

Arrestohet në Greqi efektivi i Forcave Operacionale në DVP Berat,Amarildo Kureta. Ai ishte shpallur në kërkim nga Itali për trafik droge,ndërkohë që prej disa vitesh punonte në polici.

Një efektiv policie është arrestuar mbrëmjen e djeshme në shtetin grek. Amarildo Kureta,32-vjeç punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,ku ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në këtë drejtori.

Mw herët Kureta ka qwnë pjesë e forcave "Shqiponja" në Drejtorinë e Policisë Tiranë.Mësohet se Kureta kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur për pushime,por sapo ka hyrë në doganën greke ai është prangosur.

Burimet zyrtare të DVP Berat konfirmojnë se nuk kanë pasur asnjë njoftim nga Interpoli se efektivi i tyre ishte person "i shpallur në kërkim" për trafik droge. Të njëjtat burime konfirmojnë se Kureta kishte marrë lejen vjetore,konform të gjitha rregullave e dispozitivave të policisë së shtetit.

Amarildo Kureta ishte shpallur në kërkim nga shteti italian,ku akuzohet për trafik droge,pas hetimeve disa vjeçare dhe kriptimeve të bisedave telefonike mes efektivit dhe një rrjeti të strukturuar krimi në fushën e narkotikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco