Dritan Goxhaj drejt Hagës, Gjykata e Tiranës i hap rrugë ekstradimit të tij

Dritan Goxhaj drejt Hagës, Gjykata e Tiranës i hap rrugë ekstradimit të tij

14:19, 19/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e gjykatës speciale, për ekstradimin e Dritan Goxhajt. Gjyqtarja Alma Kolgjokaj ka vendosur ekstradimin e Gjoxhajt drejt Kosovës, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë.

Vendimi është cilësuar si antikushtetues nga mbrojtja dhe se Kosova nuk ka sjellë prova shtesë.

Përpara seancës disa qytetarë protestuan përpara gjykatës duke kërkuar lirinë e ish ushtarakut.

Goxhaj u arrestua më 31 Korrik me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, duke publikuar emrat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco