VIDEO/ 'Botoks në stomak'/ Lejoi operacionet e paligjshme, shkon në gjyq Drejtoresha e Spitalit Memorial në Fier

12:13, 18/09/2023
A+ Aa A-

Drejtoresha e Spitalit Memorial të Fierit, Rudina Degjoni, është dërguar për gjykim penal nga prokuroria e Fierit për shkeljet që ka bërë në bërë në këtë spital publik duke lejuar kryerjen e operacioneve të paligjshme jashtë çdo standardi teknik dhe ligjor me rreziqe serioze për jetën e pacientëve.

Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Fierit specifikohen të gjitha arsyet e kërkesës së prokurorisë ndaj znj. Degjoni. Në të thuhet:

“Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka  përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të shtetases Rudina Degjoni, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm pranë Spitalit Memorial Fier, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Nga hetimet është provuar se e pandehura në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe në mungesë të miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizimin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut që nuk janë blerë nga vetë spitali me procedura të ligjshme të prokurorimit publik, por janë gjetur në rrugë jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre.

Mungesa e kryerjes së procedurave të ligjshme të prokurorimit publik, ka sjellë mungesën e verifikimit në këtë spital të dokumentacionit përkatës lidhur me verifikimin e datës së skadencës dhe vendit të origjinës së preparateve, duke sjellë kryerjen e kësaj procedure jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e tyre si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një institucioni shëndetësor publik".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco