EMRI/ Aksioni në Vlorë, ndalohet vëllai i të dënuarit për drogë dhe armë

EMRI/ Aksioni në Vlorë, ndalohet vëllai i të dënuarit për drogë dhe armë

08:55, 18/09/2023
A+ Aa A-

Policia bashkë me forcat RENEA kanë kryer kontrolle të imtësishme në qytetin e Vlorës, ndërsa ka shoqëruar pesë persona. Referuar burimeve, mwsohet se mes personave të ndaluar është Sentiljano Basho.

Ky i fundit është vëllai i një prej personave problematik të njohur të Selenicës, Tesi Basho, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri.

Tesi Basho është dënuar me burg përjetë edhe në Itali për drogë, për armë dhe  falsifikime. Pesë personat e ndaluar kanë qenë duke qëndruar në një lokal kur janë pikasur nga Policia.

Autoritetet kanë hyrë në lokal të veshur civilë duke bërë më pas ndalimin e tij. Gjatë aksionit janë sekuestruar dy armë zjarri të tipit pistoletë. Po ashtu kontrolle ka patur në disa banesa në qytetin bregdetar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco