Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur,procedohet penalisht 37-vjeçarja në Tiranë

Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur,procedohet penalisht 37-vjeçarja në Tiranë

10:26, 16/09/2023
A+ Aa A-

Një 37-vjeçare me iniciale N.R. është konstatuar nga shërbimet policore në rrugën “Dritan Hoxha”, së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur. Gjithashtu, 37-vjeçarja, ka kanosur me fjalë, punonjësen sociale.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen N. R., 37 vjeçe, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosja”.

Policia njofton se kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco