Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO tronditëse/ Momenti kur vritet shqiptari në Greqi, ja fjalët e fundit që tha

19:51, 15/09/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pireut në Greqi, ku një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje.

Brigen Limka, babai i tre fëmijëve u ekzekutua për 9 sekonda nga një 68-vjeçar grek, pas një konflikti për parkingun ku punonte shqiptari.

Vetëm 9 sekonda dhe dy të shtëna iu deshën 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit shqiptar që jetonte në Greqi.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes, ku u vra me armë gjahu shqiptari Brigen Limka.

Në videot e publikuara nga mediat greke shihet momenti kur 68-vjeçari qëllon me armë shqiptarin dhe më pas largohet me armë në dorë qetësisht.

“Mbarova me ty, tani mbarova me ty”, ka thënë autori i vrasjes pasi ka qëlluar shqiptarin.

Ndërkohë, sipas medieve greke, fjalët e fundit të shqiptarit ishin: Vrapo Kosta. Sipas medieve, këto fjalë i referoheshin kolegut të tij.

Shqiptari kishte rreth 2 vite e gjysmë që punonte në parkingun që u bë shkak për krimin e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco