'Tani mbarova me ty', thërriste 68-vjeçari grek pasi vrau shqiptarin në Pire

'Tani mbarova me ty', thërriste 68-vjeçari grek pasi vrau shqiptarin në Pire

16:58, 15/09/2023
A+ Aa A-

Mësohet se 68-vjeçari  i bërtiti punonjësit të parkimit para se të qëllonte mbi të duke thënë: “Tani mbarova me ty”.

Dëshmitarët okularë të vrasjes brutale deklaruan se sulmuesi, i cili mësohet se vuante nga probleme psikologjike dhe shpesh përleshej, i kërkoi viktimës një vend parkimi në parkingun ngjitur.

Pasi u grindën, 68 vjeçari  u ngjit në banesën e tij, mori pushkën e gjuetisë, u kthye në parking dhe qëlloi me gjakftohtësi me plumb në kokë punonjësin e pafat 39-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i identifikuar si Briken Lima nga Korça.

“E vrau për një vend parkimi”, thonë dëshmitarët

Ndërkohë, një grua që ka njohur autorin e moshuar të sulmit vrasës në Pire, flet për një burrë që shpesh shkaktonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme.

Gruaja që prej vitesh jeton në këtë zonë, i referohet kronikës së rastit tragjik me një burrë që u qëllua në kokë dhe më në fund vdiq për një vend parkimi në rrugën Praxitelous 147.

“Rreth orës 1 e 1/1 dëgjojmë të shtëna armësh . . Shpërthimi ishte shumë i fortë. Dëgjova zëra”, shpjegon gruaja për protothema.gr.  “Dikush u vra mendova. Pashë  edhe fqinjin që kish  dalë. Ai tërhoqi armën mbi të riun iku dhe kthehet përsëri. Ngre amrën dhe i jep atij goditjen gjakftohtë "përshkruan gruaja për ngjarjen tragjike.

Një tjetër grua e  përshkruan, duke iu referuar dhunuesit, një burrë që “krijonte shpesh probleme. Prisni rrugën”, tha ajo.

Menjëherë pas ngjarjes,  68-vjeçari i armatosur ka “ngatërruar” shtëpinë e tij  në rrugën Alkiviadou por  më pas është dorëzuar  në Policinë Greke. Sipas informacioneve,  viktima me origjinë shqiptare, rreth 39 vjeç, është dërguar fillimisht në spitalin e Janeio-s, ku për fat të keq këtu është konstatuar edhe vdekja e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco