U kap në Vlorë me 4 mina me telekomandë/ Gjykata cakton masën 'arrest me burg' për autorin

U kap në Vlorë me 4 mina me telekomandë/ Gjykata cakton masën 'arrest me burg' për autorin

12:11, 15/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Petrit Ndojin, i cili u kap me 4 mina me telekomandë dy ditë më parë në Vlorë dhe u vu në prangat e policisë.

Atij ju gjetën katër minat me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), në kroskotin e makinës tip ‘Ford Fiesta’ me të cilën po udhëtonte në rrugën ‘Gjergj Kastrioti’.

Mina u sekuestruan në kuadër të operacionit “Knock Out 3”.

Ka dyshime se 51-vjeçari mund t'i përdorte minat për kryerjen e veprave të rënda kriminale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco