Vidhnin energji elektrike, një në pranga dhe gjashtë të tjerë nën hetim në Shkodër

Vidhnin energji elektrike, një në pranga dhe gjashtë të tjerë nën hetim në Shkodër

11:31, 15/09/2023
A+ Aa A-

Një person është vënë në pranga dhe gjashtë të tjerë nën hetim për vjedhje të energjisë elektrike.

Në pranga u vu shtetasi P.M nga fshati Berdicë në Shkodër për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër, për të njëjtën vepër penale, pasi në banesat apo bizneset e tyre, janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco