Zjarri që shkrumboi pallatin 10-katësh, një grup ekspertësh futen brenda ambienteve për të mbledhur provat

Zjarri që shkrumboi pallatin 10-katësh, një grup ekspertësh futen brenda ambienteve për të mbledhur provat

10:41, 15/09/2023
A+ Aa A-

Një ditë pas zjarrit që përfshiu një pallat 10- katësh në rrugën e Kavajës në Tiranë, sot në mëngjes një grup ekspertësh nga shërbimi zjarrfikës, policia dhe Prokuroria kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve, ekspertët kanë hyrë në ambientet e brendshme të pallatit me qëllim për të mbledhur prova materiale për të zbardhur shkakun e zjarrit.

Burime bëjnë të ditur se shkak i këtij zjarri mund të ketë qenë një shkëndije elektrike, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Zjarr ra pasditen e djeshme, fillimisht në pjesën e pasme të pallatit në katin e dytë dhe më pas flakët kanë përfshirë të gjithë katet deri në katin e fundit, i cili është djegur plotësisht.

Flakët janë favorizuar edhe nga sistemi i veshjes dhe izolimit të pallatit.

Për të fat të mirë nga flakët nuk pati rrezik për banorët, pasi ata u evakuuan nga pallati.

Dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme, ku mësohet se dy apartamente janë djegur plotësisht ndërsa disa të tjerë kanë pësuar dëmtime të pjesshme.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco