Flakët në pallatin te Rruga e Kavajës, zjarrfikësit ndërhyjnë nga godina e një pallati ngjitur

16:02, 14/09/2023
A+ Aa A-

Një zjarr i fuqishëm në një pallat te Rruga Kavajës. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”.

Mësohet se zjarri ka rënë në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Sakaq, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse mësohet se zjarri është shuar në pjesën e sipërme të fasadës, por flakët kanë përfshirë katet e tjera më poshtë.

Për këtë arsye zjarrfikësit po tentojnë të ndërhyjnë nga godinë e një pallati që është ngjitur me banesat që po digjen në mënyrë që ta shuajnë totalisht flakët

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco