Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Pallati në flakë te rruga e Kavajës, nuk ka të lënduar. Zjarri po pushton katet e tjera...

15:10, 14/09/2023
A+ Aa A-

Një apartament në katin e 9-të të një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Butka” në kryeqytet, rreth orës 14:20.

Sipas informacioneve praprake, mësohet se zjarri ka rënë në ballkonin e banesës, në katin e fundit të pallatit dhe për shkak të veshjes së pallatit me polesterol flakët duket se po përhapen edhe në pjesë të tjera të ndërtesës.

Ndërkohë njoftohet se nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr i madh që po djeg një pallat të tërë.

Zjarrfikëset janë në vend ngjarje dhe po përballen me flakët që ti vënë nën kontroll në mënyrë që të shpëtoëhn katet e poshtme të pallatit.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndiqni LIVE, Syri Tv:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco