Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Ç'po ndodh në Tiranë? Mbi 150 persona të arrestuar, dhjetëra të tjerë në kërkim, në operacion dhe RENEA

Ç'po ndodh në Tiranë? Mbi 150 persona të arrestuar, dhjetëra të tjerë në kërkim, në operacion dhe RENEA

08:40, 14/09/2023
A+ Aa A-

Mbi 150 persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të zhvilluar, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Mediat po raportojnë se këta persona janë ndaluar në kuadër të një operacioni antidrogë.Sipas burimeve janë lëshuar në total 112 urdhër arreste, deri më tani 150 persona të ndaluar

Mësohet se Policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet.

Raportohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.

Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.

Ndërsa nuk dihen detaje të mëtejshme, ndërsa pritet që të zbardhen të tjera informacione në vijim...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco