Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Aksident në Maliq, plagosen 3 persona

Aksident në Maliq, plagosen 3 persona

17:12, 13/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident është shënuar pak më parë në Maliq, bën me dije policia ku si pasojë janë dëmtuar 3 person, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit nga ana e shoferit

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip "Audi", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco