Tentuan të manipulonin dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Apeli jep vendimin për Goskovën dhe Kosovën

Tentuan të manipulonin dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Apeli jep vendimin për Goskovën dhe Kosovën

13:03, 12/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit ka dënuar më 3 vite e 6 muaj burg, Gentian Goskoven dhe me 2.4 vite Elton Kosovën, pasi tentuan të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Ata akuzohen për “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt  ndaj dëshmitarit, Luftar Reçi , në mënyrë që ai të hiqte dorë nga deklarimet e dhëna që çuan në zbardhjen e dy ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2005 ku mbetën të vrarë Vajdin Lame e Klodian Saliu.

Sipas dosjes Goskova  dhe Kosova, mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku mbahet bashkëpunëtori i drejtësisë dhe i kishin kërkuar këtij të fundit që në rast se Reçi nuk do të bashkëpunonte ta helmonin në ambientet e qelisë ku mbahej i izoluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco