Akt-ekspertimi që lehtësoi Rrajat u bë nga mjeku ligjor i rastit të Xhisielës

Akt-ekspertimi që lehtësoi Rrajat u bë nga mjeku ligjor i rastit të Xhisielës

12:35, 12/09/2023
A+ Aa A-

SYRI TV disponon akt-ekspertimin mjeko-ligjor që lehtëson akuzat ndaj anëtarëve të fisit Rraja për dhunën barbare të ushtruar në krujë më 6 korrik ndaj kushërinjve Jashar e Bilbil Maja.

Akt-ekspertimi është përpiluar nga mjeku ligjor Elton Serani, i cili e klasifikon ngjarjen si “plagosje të lehtë”.

Mjeku Elton Serani kreu edhe ekspertizën e Xhisiela Malokut në 25 korrik 2018 pas akuzave të saj për dhunë nga Rexhep Rraja. Në atë kohë Serani doli kundër pretendimeve të Rrajës se nuk e kishte dhunuar, duke dalë në konkluzionin se e reja ishte dhunuar.

Pas këtij akti-ekspertimi, Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën dhe u kërkon viktimave të dhunës së Rrajave që të ushtrojnë ankim, ose në të kundërt nuk mund të vazhdohet me ndjekjen penale ndaj autorëve.

Prokuroria e Tiranës e regjistroi procedimin penal më 8 korrik për “plagosje të rëndë me dashje”, pas publikimit të videos së dhunës [link]që shkaktoi zemërim publik, por përmes një shkrese që mban datën 8 gusht, i njëjti institucion thotë se bazuar tek ekspertizat mjeko-ligjore, akuza është “plagosje e lehtë me dashje”, e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

“Vepra penale plagosje e lehtë me dashje, parashikuar nga neni 89 i K.Penal, nuk bën pjesë në ato vepra për të cilat ndjekja penale fillon kryesisht,” shkruan prokurori Ylli Bashaj një kërkesë për depozitim ankimi ndaj vëllezërve Maja.

“Në këto kushte, Bilbil dhe Jashar Maja si viktima të veprës penale kanë detyrimin që të shprehen nëpërmjet ankimit të tyre nëse, kërkojnë ndjekje penale ndaj të gjithë personave të cituar më sipër,” thuhet më tej në dokument.

Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja u rrahën barbarisht me shkopa bejsbolli dhe u kanosën me armë nga të afërmit e deputetit të zonës, Rrahman Rraja më 6 korrik – në shenjë hakmarrje ndaj ankesave dhe denoncimeve që ata kishin bërë për dëmtimin e shtëpive të tyre nga një gurore në pronësi të Rrajave.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco