Merret sërish peng një 14-vjeçare/ 31-vjeçari u shpëton prangave të policisë

Merret sërish peng një 14-vjeçare/ 31-vjeçari u shpëton prangave të policisë

11:58, 11/09/2023
A+ Aa A-

 Një 14-vjeçareje i është hequr për disa orë liria duke e mbajtur të mbyllur në banesë nga një djalë 17 vjet më të madh.

Ngjarja është regjistruar në një fshat të Matit.

Ergys Kertuka, banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.

Ndaj 31-vjeçarit është ngritur akuza "Heqja e paligjshme e lirisë".

Ky është rasti i dytë brenda dy ditësh ku u hiqet liria për disa orë vajzave 14-vjeçare.

Dje u denoncua nga Policia e Tiranës një rast i ngjashëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco