Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Merr peng e dhunon të dhashurën, arrestohet Bred Llaftiu 23 vjeç nga Xhafzotaj

14:36, 10/09/2023
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar i identifikuar si Bred Llaftiu nga Xhafzotaj i Durrësit është arrestuar pasi u kallëzua nga e dashura e tij. Kjo e fundit e moshës 17-vjeç, i tha policisë se i dashuri e mori me forcë në makinë dhe ushtroi për disa orë dhunë ndaj saj. E reja vetëm pak kohë më parë kishte përjetuar edhe një tragjedi në familje. 

SYRI TV 

Një 17 vjeçare nga Korça me inicialet K.M ka denoncuar të dashurin e saj për rrëmbim, teksa policia e vendosi në pranga këtë të fundit. Ngjarja ka ndodhur më datë 8 shtator, teksa shtetasi Bred Llaftiu 23-vjeç pasi u shpall në kërkim, u arrestua në Xhafzotaj të Durrësit. Në dëshminë e saj e reja, rrëfeu para Oficerëve të Policisë Gjyqësore, se i dashuri e mori në automjet duke e mbajtur për disa orë me forcë si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikoklogjike ndaj saj. 

Ndërkohë, burimet i thanë Syri Tv se të rinjtë ishin të lidhur me njëri-tjetrin prej disa kohësh, dhe se ngjarja ka ndodhur në prezencë të familjarëve të afërt, me të cilët kishte edhe njohje Llaftiu. Të njëjtat burime konfirmuan se disa muaj më parë, e reja kishte përjetuar një fatkeqësi në familje, ku nga një konflikt mes prindërve të saj, i ati i ka vrarë të ëmën. 

E reja jetonte në Tiranë, ndërsa 23-vjeçari në Xhafzotaj të Durrësit ku edhe u bë arrestimi i tij.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco