SYRI TV/ Pezullohen punimet në Hec-in e Fan, përmbarimi ekzekuton vendimin Apelit

14:40, 07/09/2023
A+ Aa A-

Pas dy vite protestash, pezullohen punimet e hidrocentralit në fshatin Thirrë të Mirditës. Gjykata e Apelit ka pranuar padinë e banorëve dhe ka vendosur bllokimin e punimeve deri në përfundim të gjykimit. Avokati i çështjes dhe banorët e zonës e cilësuan si një lajm të mirë, dhe se nuk do të tërhiqen. Ata akuzuan institucionet se përmes projekteve kriminale duan të shpopullojnë fshatrat e Mirditës duke u’a marre ujin përmes Hec-eve.

SYRI TV

Gjykata e shkallës se parë dhe ajo e Apelit në Tiranë, ka pranuar padinë e banoreve te fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebe te Mirdites, duke shfuqizuar vendimet e institucioneve shtetërore për ndërtimin e HEC-ve dhe shfrytëzimin e burimeve ujore,  pasi sipas gjykates janë dhënë në kundërshtim me ligjin. Për zbatimin e këtij vendimi zbarkoi më terren Zyra Përmbarimore në Lezhë, e cila më mbështejen e Policisë, Bashkisë dhe prezencen e banoreve beri bllokimin e punimeve.

Vendimi i gjyakatës u përshendet edhe nga përfaqësuesi ligjor avokati Adriatik Lapaj dhe nga banorët e zonës të cilët pohuan faktin se ndërtimi i Heceve do të sjell pasoja shumë të medha për ekonomine  dhe shpopullimin e zonës së Mirditës ndersa akuzojne institucionet per aferra me grupet kriminale per vjedhjen e pasurise se zones.

Ky është i vetmi burim ujor që bën furnizimin me ujë të tre fshatrave, ndërsa banorët prej gati dy vitesh kanë vijuar rezistencen e tyrë për pezullimin e punimve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco