SYRI TV/ Plumbi i artë, prangoset avokati Alban Bengasi. Pagoi 120 mijë euro për të vrarë gruan

16:03, 06/09/2023
A+ Aa A-

I shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes ‘Golden Bullet’ është arrestuar në Rinas Avokati Alban Bengasi, i cili po kthehej nga Dubai. Nuredin Dumani në dëshminë e tij në SPAK ka pohuar se avokati Alban Bengasi i ka ofruar 120 mijë euro për të vrarë ish-bashkëshorten e tij Blerta Bengasi.

SYRI TV

Policia ka arrestuar në aerportin ndërkombëtar të Rinasit, avokatin Alban Bengasi, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor ‘Plumbi i Artë’. Syri Tv mëson ai është arrestuar duke hyrë në Shqipëri teksa po kthehej nga Dubai, ndërkohë ai njihet si personazh i personazheve të njohur të botës së krimit, mes të cilëve dhe Florenc Çapjes. 

Ndërkohë që ndaj Bengasit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar. Sipas dosjes avokati Alban Bengasi ka paguar 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan e tij, Blerta Bengasi, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë. 

Dëshminë tronditëse e ka dhënë për SPAK Nuredin Dumani i cili ka rrëfyer se fillimisht Bengasi kishte kërkuar që gruaja e tij të dhunohej dhe t’i shkaktoheshin dëme të shumta. Ndërkohë vetëm dy vite më parë në një intervistë për mediat, Blerta Bengasi dënonconte dhunën që i kishte ushtruar ish-bashkëshorti avokat, i cili nuk e lejonte as të shikonte tre femijët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco