Inceneratori i Fierit/ Avokati i Kokës: Ish-ministri s’ka qenë vendimmarrës! Ja si e ka firmosur kontratën

Inceneratori i Fierit/ Avokati i Kokës: Ish-ministri s’ka qenë vendimmarrës! Ja si e ka firmosur kontratën

13:04, 06/09/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, po paraqet para gjykatës konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratorit të Fierit.

Sipas mbrojtjes së Lefter Kokës, ish-ministri i Mjedisit nuk ka asnjë rol vendimmarrës në procedurat e Inceneratorit të Fierit.

Avokati Julian Mërtiri e faturoi përgjegjësinë te ministria e Financave që në atë kohë drejtohej nga Arben Ahmetaj.

Ai tha se ky dikaster ishte filtrues i çdo vendimmarrjeje të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që përnëhej nga 7 anëtar, 2 prej të cilëve përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit.

Julian Mërtiri, avokat i Lefter Kokës:

Pavarësisht se Ministria e Mjedisit ka qenë kontraktori, procedurat janë miratuar nga disa institucione si komisioni ndërministror, Bashkia e Fierit apo Ministria e Financave. Koka nuk ka patur asnjë rol vendimmarrës. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka qenë i pavarur dhe vendimmarrës. Dy përfaqësues kishte MInistria e Mjedisit, që të dy ekspert mjedisor e jo njohës procedurash ligjore. 5 të tjerët ishin nga disa institucione me të cilët Koka nuk ka patur asnjë njohje apo komunikim. Procedurat kanë mbi 105 shkresa e Koka ka firmosur vetëm 5 urdhëra, për këto të fundit nga SPAK nuk ka asnjë pretendim për kryerje të ndonjë vepre penale. Te Ministria e Financave ka fondet dhe ajo është përgjegjëse për menaxhimin e tyre, pasi ka patur dijeni për çdo procedurë e veprim. Është institucioni që ka dhënë para. Nëse do kishte konstatuar shkelje do e kishte ndaluar Ministrinë e Mjedisit duke i dhënë sugjerime. Ministria e Finamcave shprehet për përmbushje të kritereve dhe për vijimin e procedurave. Koka ka qenë përgjegjës në përcaktimin e kontratës. Çdo akt për atribuimin e veprës penale shpërdorim detyre nuk qëndron dhe është i pavend.

1-Nje dosje hetimore e fraksionuar ne copa  me qellim moszbardhjen e te vertetes dhe pergjegjesive te secilit.

2. Akuza eshte kopje e ekzakte e akuzes se procesit Elbasanit me te njejtet persona, te njejtat shoqeri dhe te njejtat fakte penale, madje dhe prtenca eshte e njejte.

3-Kosto e impiantit të Fierit ka tejkaluar vleren qe shteti ka paguar dhe koncesionari ka pesuar humbje te renda.

4- Administratori i përcaktuar nga shteti ka faktuar se koncesionari ka paguar 5.2 Milion Euro punime shtesë , pa marrë asnje fond nga buxheti i shtetit si dhe ka pesuar nje dem prej 3 milion euro .

5. Hetimi shmangu dhe pengoi te verteten per kete impiant duke mos kryer nje akt ekspertimi inxhinierik pasi e kuptoi qe do te deshtonte ne akuza ne rast se do ta kishte bere nje te tille.

6.Procedura eshte konform ligjit e filtruar edhe nga anetaret e institucioneve qe kishin te detyre me ligj ta filtronin dhe monitoronin ligjerisht (ATRAKO,MEI)

7- Cështja mbi shpronësimin e tokës është gjykuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata Administrative e cila e ka cilesuar Truall pronen e shpronesuar ndersa ministria e mjedisit e shpronesuar me vlere toke are me nje vlere 6 fish me pak.

8-Punimet kane filluar per pergatitjen e kantierit qe ne vitin 2017 sipas lejes provizore te Bashkise faktuar kjo edhe nga Vendimi i Gjyqtares Paraprake te ceshtjes

9- Askush nga personat e pyetur deri më sot nuk dëshmon të jetë influencuar apo ti ketë dhënë para korrupsioni Lefter Kokës .

10- Nuk rezulton asnjë njohje e Lefter Kokës me koncesionarët.

11-Hetimi dhe akuza bazohen vetem ne disa fatura shoqerish pa analizuar dhe provuar sesi kane shkuar keto leke te Lefter Koka

12-Per cdo paragraf te akuzes kemi paraqitur me qindra dokumenta dhe argumenta qe katerciperish vertetojne te kunderten?

13-Lefter Koka nuk ka asnjë pasuri të shtuar pas 2013,  faktuar nga hetimi dhe ILDKPKI. Ku janë paratë e korrupsionit dhe si jane pastruar?

14-Prona që kërkoni të sekuestroni ka një vlerë 4 fish më të larë se vlera e korrupsionit të pretenduar 

15-Asnjë qindarkë e pa justifikuar nuk është gjetur në pasurinë e Lefter Kokës. Asnjë cent nuk është kapur si provë e korrupsionit.

16- Akuzat pa prova forcojnë bindjen se Lefter Koka sulmohet politikisht dhe me porosi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco