EMRI/ ‘3 pistoleta, armë gjahu dhe municione’, arrestohet 61-vjeçari në Fier

EMRI/ ‘3 pistoleta, armë gjahu dhe municione’, arrestohet 61-vjeçari në Fier

11:07, 06/09/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Fierit, ka rënë një 61 vjeçar pasi u kapë me armë dhe municione.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Vladimir Mersini.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”. Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak. Operacioni, rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që kishte fshehur disa armë. Arrestohet 61-vjeçari që i kishte futur armët në një çantë, të cilën e kishte fshehur në oborrin e banesës së tij.

Në vijim të punës së pandërprerë në terren, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë siguruar informacion për një shtetas që fshihte armë zjarri dhe armë gjahu, në banesën e tij, në lagjen “1 Maji”, Levan. Në bazë të këtyre informacioneve, u finalizua operacioni policor i koduar “Sinjali”, në kuadër të të cilit u ushtruan kontrolle në banesën në pronësi të shtetasit V. M., dhe në territorin përreth saj. Nga kontrollet, në një çantë të fshehur në oborrin e kësaj banese, shërbimet e Policisë gjetën 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak, të cilat posedoheshin pa leje. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi V. M., 61 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Levan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco