SYRI TV/ ‘Të pasurit’ nuk ‘i afrohen’ fare Shqipërisë/ Kush janë turistët që shpenzojnë më shumë për udhëtime

10:47, 06/09/2023
A+ Aa A-

Ndërsa në Shqipëri këtë vit flitet për dyndje të turistëve të huaj, vendin tonë po e vizitojnë ata që kanë dhe shpenzimet më të ulëta.

Syri tv

Ndërsa në Shqipëri institucionet zyrtare po e cilësojnë një vit me  dyndje të turistëve të huaj, ajo që është evidentuar është se ata që e kanë përzgjedhur si destinacion janë një kategori njerëzish që nuk shpenzojnë shumë të ardhura. Shqipërinë nuk duket se po e vizitojnë turistët e “pasur”, por ata që kanë dhe shpenzimet më të ulëta.
Nga turistët që kanë preferuar Shqipërinë këtë vit, polakët kanë një shpenzim mesatar për udhëtime jashtë vendit prej 52 euro, që është ndër më të ulëtit në Evropë. Italianët që janë etiketuar si turistët më “koprracë” nga operatorët turistikë shqiptarë kanë një shpenzim mesatar për natë qëndrimi prej 73 euro, ose 21% më pak se mesatarja evropiane.

Ata ishin të dytët për nga numri i shtetasve të huaj që hynë në vend, pas atyre të Kosovës, me rreth 9% të totalit.

Maqedonasit, që janë të tretët pas Kosovës e Italisë, përsa i përket hyrjeve në Shqipëri kishin një shpenzim për natë qëndrimi për udhëtimet jashtë vendit prej 43 euro, të parafundit në Evropë. Grekët po ashtu janë kursimtarë, me 59 euro për person. Ndërsa Për Shqiptarët, tregohet për një shpenzim mesatar prej më pak se 30 euro për udhëtime jashtë vendit.

Sipas Eurostat, për çdo udhëtim turistik, europianët shpenzonin mesatarisht 330 € për person. Të ndara sipas destinacionit, ata shpenzuan mesatarisht 244 € për një udhëtim brenda vendit dhe 806 € për një udhëtim jashtë vendit. Mesatarja e shpenzuar për një natë ishte 67 € . Austriakët janë më dorëlëshuarit, sipas Eurostat ata shpenzuan për udhëtimet jashtë vendit në vitin 2021 rreth 136 euro për natë qëndrimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco