Fshehu në makinë një person të shpallur në kërkim dhe i iku policisë, arrestohet sot 27-vjeçari nga Shkodra

Fshehu në makinë një person të shpallur në kërkim dhe i iku policisë, arrestohet sot 27-vjeçari nga Shkodra

10:18, 06/09/2023
A+ Aa A-

Është vënë në pranga një 27-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi duke qarkulluar me automjet, bashkë me një shtetas në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe të armatosur, nuk iu bind urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Gjithashtu, 27-vjeçari nuk kallëzoi krimin në organet kompetente dhe ndihmoi shtetasin në kërkim që të largohej.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionin policor të koduar “Wanted”, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij.

Si rezultat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë ndalimi i shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas, më datë 04.09.2023, duke qarkulluar me automjet, në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, bashkë me një shtetas në kërkim dhe të armatosur, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen dhe ka përkrahur shtetasin në kërkim për t’u larguar, si dhe nuk ka kallëzuar krimin në organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco