Manastiri i ‘Shën Marenës’ shkrumbohet nga flakët, një nga rojet pëson djegie në fytyrë

Manastiri i ‘Shën Marenës’ shkrumbohet nga flakët, një nga rojet pëson djegie në fytyrë

10:10, 06/09/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në Mokrën e Sipërme në një nga vendet e shenjta dhe më të vizituara të kësaj zone atë të Shën Marenës.

Ambietet e qëndrimit përreth kishës janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur në pjesën më të madhe të tyre duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Mbetet e paqartë nëse zjarri ka ardhur nga pakujdesia e njerzve që vizitojnë vendin dhe qëndrojnë atje apo ndonjë pakujdesi e rojes së vendit.

Me ndërhyrjen e banorëve dhe rojes është mundësuar izolimi dhe fikja e zjarrit ndërsa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Sipas të dhënave bëhet me dije se ka pasur rrjedhje gazi nga një bombël e vogël dhe më pas ka shpërthyer në flakë, njëri nga rojet ka pasur edhe djegie në fytyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco