I gjendet kallashnikov në banesë, arrestohet 50-vjeçari! Rezulton i dënuar më parë për…

I gjendet kallashnikov në banesë, arrestohet 50-vjeçari! Rezulton i dënuar më parë për…

10:05, 06/09/2023
A+ Aa A-

Policia ka vendosur në pranga një 50-vjeçar, pasi iu gjet një kallashnikov dhe municion luftarak në banesën e tij në fshatin Potoduar, Dimal.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë goditur një rast të mbajtjes pa leje të një arme zjarri, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi V. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Potoduar, Dimal”, raporton policia.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, u gjet të fshehur arma e zjarrit dhe municion luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje. Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

50-vjeçari rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, goditet një rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Fshihte në banesë, një kallashnikov dhe fishekë për të, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë sërish për armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët, për të përmbushur objektivat e përbashkët, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë goditur një rast të mbajtjes pa leje të një arme zjarri, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi V. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Potoduar, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje. Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco