EMRAT/ Kishin mbjellë kanabis, arrestohen 4 persona në Lushnje, mes tyre edhe babë e bir

EMRAT/ Kishin mbjellë kanabis, arrestohen 4 persona në Lushnje, mes tyre edhe babë e bir

09:32, 06/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Fierit në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Murrizë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lidhja”.

Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrolleve në territorin e këtij fshati, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara 87 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat në përfundim të veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në Lushnjë, gjatë operacionit "Lidhja", u arrestuan në flagrancë shtetasit Fitim Gjolena, Ervin Gjolena, Hyqmet Gjolena dhe Mariglen Gjolena, të katërt banues në fshatin Biçakaj, Lushnjë (të afërm të njëri-tjetrit, ndërsa shtetasit H. Gj. dhe M. Gj., babë e bir).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco