Kosovë, shpërthen sistemi i gazit në një shtëpi në Lipjan, plagosen burrë e grua

Kosovë, shpërthen sistemi i gazit në një shtëpi në Lipjan, plagosen burrë e grua

08:25, 06/09/2023
A+ Aa A-

Lipjan  - Dy persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të sistemit të gazit të ngrohjes në një shtëpi në Lipjan. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.   Lidhur me rastin është shoqëruar në polici një person dhe më pas është liruar me procedurë të rregullt. 

Policia e Kosovës njoftoi se në rrethana deri tani të panjohura, në një fshat në Lipjan ka shpërthyer sistemi me gaz i ngrohjes. Si pasoj e shpërthimit, lëndime trupore kanë pësuar dy viktima, kosovarë, bashkëshortë, të cilët janë dërguar për kujdes mjekësor.

Njësitë policore dhe prokurori i shtetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar, kosovar, është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Çështja vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco