Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Aksident masiv në Tiranë, përplaset autobusi i Unazës

21:35, 05/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është regjistruar në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se në aksident janë përfshirë disa mjete dhe urbani i unazës.

Nga aksident mësohet se nuk ka të plagosur rëndë ndërsa policia po mbërrin në vendin e ngjarjes që të bëjë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.09.2023, në Rrugën Bardhyl, shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K. 

Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco