‘S’do doja ta vrisja kurrë’- Masakroi me thikë 37-vjeçaren në banesë, mësuesja kërkon lirinë: S’ka kush kujdeset për nënën

‘S’do doja ta vrisja kurrë’- Masakroi me thikë 37-vjeçaren në banesë, mësuesja kërkon lirinë: S’ka kush kujdeset për nënën

19:00, 05/09/2023
A+ Aa A-

 

Gjykata ka lënë në burg 40-vjeçaren, Marsela Pushani e cila masakroi të motrën në banesën e tyre në kryeqytet.

Krimi i rëndë në familje ndodhi mesditën e së shtunës (2 shtator), ku pas përleshjes mes dy motrave, Marsela Pushani goditi me thikë në stomak 37-vjeçaren Amanda Pushani.

“Nuk do doja ta vrisja kurrë motrën time”, ka deklaruar ajo para togave të zeza.

Marsela Pushani, me profesion mësuese, kërkoi masë më të lehtë sigurie.

“S’ka kush kujdeset për nënën time”, u shpreh ajo në Gjykatë. Por togat e zeza kanë vendosur ndaj saj masën “arrest me burg”.

Si ndodhi ngjarja:

Familja raportoi për një vdekje natyrale të 37-vjeçares Armanda Pushani, por më pas u zbulua se viktima kishte plagë të shkaktuara me mjet prerës.

Policia është njoftuar rreth orës 11:40 ditën e së shtunë se në rrugën “Hajdar Hidri”, se shtetasja Amanda Pushani, 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyrale.

Por pas ekzaminimeve të kryera në trupin e saj u konstatuan plagë të shkaktuara nga thika.

Krimi dyshohet se ndodhi për shkak se viktima ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje.

Dy motrat jetonin me nënën e tyre në një banesë në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet.

 “Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht, Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Marsela Pushani pas arrestimit nga uniformat blu.

Autorja e krimit punonte si mësuese gjuhe në një shkollë në kryeqytet dhe dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë. Ajo dhe e ëma kanë deklaruar se viktima Amanda Pushani, e cila ishte e papunë shkonte nëpër markete dhe i kërcënonte shitësit se do iu shkatërronte dyqanin, nëse s’i jepnin pije alkoolike.

40-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco