Aksident me pasojë vdekjen në Maliq, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident me pasojë vdekjen në Maliq, humb jetën drejtuesi i motorit

18:33, 05/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec’, pranë fshatit Zvirinë, Maliq.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motor ku për pasojë drejtuesi  i motorit ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip "Mitsubishi", me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip "Nissan", me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco