Aksidenti me Jet Ski në Himarë ku humbi jetën i mituri, rrëfehen shokët e tij: Na bëri presion pronari i mjeteve ujore

Aksidenti me Jet Ski në Himarë ku humbi jetën i mituri, rrëfehen shokët e tij: Na bëri presion pronari i mjeteve ujore

16:27, 02/09/2023
A+ Aa A-

Rigersi është njëri nga 4 të miturit, që u përfshinë në aksidentin me Jet Ski në bregdetin e HImarës, në muajin gusht, ku për fat të keq u plagos e më vonë ndërroi jetë në spital Klei Xhaja 15 vjeç. Ai rrëfen se bashkë me miqtë e tij të gjithë të mitur paguan lekët dhe direkt dolën xhiro në det pa i pyetur për moshën.

“Duam të marrin një jet ski të dalim në det të bëjnë xhiro, askush s’na kërkoi as identitet, as patente, as moshën, nuk na pyeti askush”, rrëfen ai.

Ai pranon se në fillim dhanë dëshmi të rreme në polici për shkak të presionit që morën nga pronari i Jet Skive, të cilin e identifikon si Renato Panajoti.

“Policia erdhi në urgjencë, aty po flisja me pronarin e Jet Skive. Më tha që me rrezikohet biznesi mund të themi se është hedhur nga shkëmbi, nuk kemi çfarë i bëjmë, kjo që ndodhi ndodh. Në fillim deklaruam se është hedhur nga shkëmbi. Nga trauma s’dinim si të vepronim na u shtua dhe pak presioni. Pasi u kthjelluam pak dhamë dëshminë tamam”, tregon ai.

Danieli, është iu mituri tjetër që ndodhej në të njëjtin jet ski me viktimën që gjatë përplasjes mbeti dhe vetë i plagosur. Ashtu si miku i tij Rigersi edhe ai tregon se në momentin që morën Jet Ski nuk i pyeti askush për moshën e tyre, ndërsa pas aksidentit iu dha ndihmë nga një person rastësor që kishte dalë në det me varkë.

Edhe Danili e pranon se fillimisht gënjeu për ngjarjen, por siç tregon në praninë e babait të tij, ishte nën presionin e pronarit të Jet Skive.

“Morëm presion nga pronari i jet skive, duke na thënë që jemi hedhur nga shkëmbi. Ne ishim ne momentin që nuk ishim në gjendje të mirë psikologjike, që ta kuptonim me çfarë qëllimi na e tha ai atë, nuk kishin asnjë ndihmë, as psikolog, as avokat as ndihmë mjekësore. E kuptova vetë që nuk kishte sens, ajo që po thonim. Fola dhe tregova të drejtën”, rrëfen ai.

Vendimi nr. 845 datë 28 tetor 2020, për “Për miratimin e rregullave të hollësishme për zhvillimin e aktiviteteve turistike detare qe kryhen nëpërmjet mjeteve lundruese”, parashikon që mosha minimale e lejuar e një personi për të drejtuar një motor uji (jet ski) është 18 vjeç, si dhe personi që drejton një motor uji (jet ski) duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimin përkatës.

Në rastin konkret, të dyja këto pika janë shkelur dhe për pasoja ka ardhur dhe vdekja e të miturit, Klei Xhaja si dhe plagosja e të miturit tjetër. Për këtë rast, pokuroria e Vlorës po vijon hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco