Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Zbardhet vdekja e 56-vjeçarit në Selenicë: I biri i vendosi tritol te soba

Zbardhet vdekja e 56-vjeçarit në Selenicë: I biri i vendosi tritol te soba

13:29, 02/09/2023
A+ Aa A-

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Selenicë të Vlorës, ku një 56-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e një shpërthimi jashtë banesës së tij.

Fillimisht u raportua se viktimat, Dyrmish Glluçaj humbi jetën aksidentalisht si pasojë e një shpërthimi brenda banesës së tij. Më pas u spekulua se ishte një granatë dore shkaku që ia mori jetën 56-vjeçarit, ndërsa sipas pistave të fundit u tha se Glluçaj humbi jetën pas një shpërthimi të bombolës së sobës, jashtë shtëpisë së tij.

Policia ka zbardhur më në fund ngjarjen, ku zbuloi se nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. “Bazuar në provat e siguruara dhe në veprimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në drejtimin e Prokuorisë, rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e policisë zbuluan një lëndë plasëse në sobën me gaz, e vendosur nga i biri i viktimës, 23-vjeçari Mato Glluçaj.

Dyshohet se i riu e ka vendosur lëndën plasëse në oborrin e banesës për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij.

Policia ka vënë në pranga të riun ndërsa ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mekanizmin elektrik me të cilën është realizuar shpërthimi. Por gjithashtu janë sekuestruar granata dore, tritol armë e thika, duke kuptuar që Mato Glluçaj e kishte mirëmenduar planin e tij për të vrarë të atin.

Objektet e sekuestruara: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezëse granatash, 1 armë zjarri pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco