Kavajë, ndërron jetë fëmija që u përplas me makinë, arrestohet shoferi

Kavajë, ndërron jetë fëmija që u përplas me makinë, arrestohet shoferi

12:25, 02/09/2023
A+ Aa A-

Një fëmijë 6 vjeç ka humbur jetën në spital, disa orë pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 25-vjeçar, Klajdi Spanjolli.

Aksidenti fatal ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.1 kur fëmija që ecte më këmbë u shtyp nga makina.

Policia Rrugore e arrestoi në vend K. S, 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volksëagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco