Dosja ‘Metamorfoza’/ Gjinaj: SPAK po heton pasuritë e personave të implikuar në ngjarjet kriminale

17:00, 30/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin  pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të hedhur dritë mbi zhvillimet e dosjes voluminoze ‘Metamorfoza’ ishte gazetari i kronikës, Fatjon Gjinaj.

Gjinaj është shprehur se SPAK po kryen hetime të thelluara dhe po kalon në sitë të gjithë pasuritë e personave të përfshirë dhe që janë në kërkim pas përgjimeve të dala në dritë.

"Operacioni Metamorfoza është i shtrirë në të gjitha anët qoftë në aspektin hetues por qoftë edhe në kërkimin dhe bashkëpunimin me agjensitë ndërkombëtare e kombëtare. Konkretisht ka të bëjë me faktin nëse të arrestuarit kanë para në banka dhe prona të regjistruar në kadastër për pasuri të pajustifikuar.

Një tjetër çështje e këtij lloj është për pasuritë e tyre pas krimi i organizuar ka njohur bum zhvillimi në ndërtime të bizneseve me para të pista. Ka pasur dhe raste të përfshirjes të krimit në tenderat publik. Pllum Gjoka deri dje njihej si investitor ndërsa mori dhe statusin investitor strategjik që do të thotë se pasuria e tij ka shifrat të konsiderueshme e cila do të kalojë në sitën e SPAK dhe në rast se konstatohet lëvizje të dyshimta do të sekuestrohen. Ka pasur akuza se ai ka tjetërsuar prona që nuk janë të trashëguar ligjërisht.

Nëse në Shkodër dhe Velipojë bëheshin krime të tilla në Tiranë Gjoka lobonte të përfitonte statuse dhe trajtim të veç në organet e pushtetit. Ai kishte marrë dhe një atribut tjetër që lidhej me lojërat e fatit.

Shtrirja e hetimeve dhe veprimtarive hetimore ka të bëjë me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme që kanë të bëjnë me toka, biznese apartamente apo trual po ka të bëjë edhe me llogaritë bankare dhe shumat që ata kanë lëvizur. Zyrtari i policisë Oltion Bistri është nënë hetim pasuror për bizneset e tij dhe familjareve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco