VIDEO/ Shiu i dendur i mëngjesit përmbyt rrugët e Vlorës, dëme edhe në plazhe

VIDEO/ Shiu i dendur i mëngjesit përmbyt rrugët e Vlorës, dëme edhe në plazhe

11:21, 29/08/2023
A+ Aa A-

Në Vlorë, prej orës 3:30 të mëngjesit dhe deri rreth orës 6:00 ka pasur reshje të dendura shiu dhe janë përmbytur shumë segmente rrugore.

Pati përmbytje të disa rrugëve kryesore  si “Albano dhe Romina”, rruga pranë universitetit “Ismail Qemali”,  te Kisha Ortodokse .

Ndër vite në këto akse rrugore, sa herë ka pasur shira me intensitet të lartë, shkaktohen përmbytje .

Gjate natës deri në orët e para të mëngjesit, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar për pastrimin e kanaleve kulluese.

Problematika janë shkaktuar edhe në plazh, në dëmtimin e çadrave dhe shezlongëve.  

Në disa fshatra dhe zona të qytetit  të Vlorë ndodhën edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Situata në këto momente paraqitet e qetë në qytet.

Lundrimi detar vijon në normalitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco