Vodhi një turist italian, pranga 33 - vjeçarit në Përmet

Vodhi një turist italian, pranga 33 - vjeçarit në Përmet

09:27, 29/08/2023
A+ Aa A-

Një 33 vjeçar nga Përmeti ka rënë në prangat e policisë për vjedhje. Mësohet se i riu i ka vjedhur celularin një 23-vjeçari italian në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Përmet/I vodhi celularin një shtetasi italian, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se i kishin vjedhur celularin, në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës”, Përmet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Policia, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i vjedhjes së celularit të 23-vjeçarit italian, shtetasi:

E. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco