I bënë atentat një 27-vjeçari në Greqi, arrestohet i riu shqiptar, dyshohet se ishte vrasës me pagesë

I bënë atentat një 27-vjeçari në Greqi, arrestohet i riu shqiptar, dyshohet se ishte vrasës me pagesë

19:24, 27/08/2023
A+ Aa A-

Policia greke ka vënë në pranga një të ri nga Shqipëria, i cili dyshohet se u pagua për vrasjen e një 27-vjeçari, vrasje e cila mbeti në tentativë.

Mediat greke bëjnë me dije se disa ditë më parë i riu nga Algjeria është qëlluar 14 herë me armë nga një makinë me tre persona në të, por plumbat nuk e kanë kapur. Më pas personat që ndodheshin në makinë kanë zbritur dhe e kanë dhunuar barbarisht, e më pas janë larguar.

I riu është dërguar në spital, ku edhe sot ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka identifikuar dhe arrestuar një prej autorëve, shqiptarin.

Ky i fundit dyshohet se është paguar nga një shtetas algjerian për të vrarë objektivin, ndërsa shkak dyshohet prishja e pazareve të drogë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco