Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Tragjedia në Orange Club ku humbi jetën 17-vjeçari, ISHMT: Pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor

Tragjedia në Orange Club ku humbi jetën 17-vjeçari, ISHMT: Pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor

18:35, 26/08/2023
A+ Aa A-

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Treguar ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur në Sarandë, ku humbi jetën një 17-vjeçari pasi u raportua se kavoja e ashensorit të lokalit ku punonte i këput dhe e zuri poshtë.

Sipas ISHMT-së pajisja e përshtatur për transport mallrash, ndërsa thotë se në këtë mënyrë nuk janë kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti.

Njoftimi i Plotë:

Sqarim Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange", Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se: Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij. ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco